Hidromorava

Këto ushqime që porosisni në restorante kanë më shumë sheqer se çokollatat

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ne e dimë se disa nga këto mund të jenë të preferuarit tuaj por duhet të bëni kujdes pasi përmbëjnë më shumë sheqer se sa çokollatat.

Kjo e fundit në madhësi normale ka rreth 35 gram sheqer gati 7 lugë çaji me sheqer.

Shumë më shumë se sa duhet të merrni në një ditë. Çfarë do të bënit nqs kuptoni se ushqimi juaj i preferuar në restorant ka dyfish, trefishin – apo edhe katërfishin e shqerit më shumë?

Dhe ne nuk jemi vetëm duke folur për ëmbëlsirat por dhe për këto ushqimet të tjera:

Sallata me pulë: Shumë sallata të shpejta janë të ngarkuara me sheqerna të fshehura dhe kjo nuk është përjashtim.

UBT

Një ekspert i ushqyerjes dhe dietetikës në Lafayette, CO ka thënë se sheqernat vijnë nga salcat e shegës , arrat e pjekura me mjaltë dhe domatet e thata”.

Mishi me salcë barbeque: kjo pjatë ka rreth me 72 gram sheqer. Nëse heqim salcën do të shkojë në 15 gram sheqer.

Salca e barbeque kontribuon në përmbajtjen e përgjithshëm të sheqerit në pjatë, pasi përmban mjaltë, ketchup dhe sheqer kafe, transmeton “Living.al”.

Smoothie: Një gotë e vogël përmban 91 gramë sheqer, ndërkohë që një pjesë e madhe ka dyfishin e asaj sasie, rreth 182 gram.

Kjo varet sigurisht nga përbërësit që ka brenda. Por shumica e atyre që shiten në restorante kanë mjalt apo esenca të tjera dhe nuk janë 100%me fruta.