Këtë herë vjen pak më ndryshe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pas suksesit që arriti në festivalin e RTSH-së, këngëtarja Hersi Matmuja si duket nuk ka të ndalur me projektet e saja. Por këtë herë këngëtarja do të vjen pak më ndryshe për faktin se ka nisur punën në projektet e këngës jashtë Shqipërisë.

Aktualisht këngëtarja na bënë të ditur se është duke punuar një këngë të re në njërën nga studiot më të mira në Greqi. Por duke mos dashur të jap më shumë detaje për realizimin e kësaj kënge preferon që ky projekt të mbetet si një befasi për adhuruesit e saj deri në plasim.

Mobi Casa

“Kemi përfunduar punën për një këngë të re në një nga studiot më të mira në Greqi. Aktualisht po merrem me realizimin e videoklipit. Kënga do të plasohet bashkë me videoklip dhe do të jetë një befasi për adhuruesit e mi”, ka thënë ajo për “Zëri”. Ndërkaq sa i përket përfaqësimit të saj në “Eurovizion”, Hersi do të mundohet që të përfaqësoj Shqipërinë sa më denjësisht.

Ndër të tjera këngëtarja bënë të ditur se është duke u përgatitur sa më shumë në mënyrë që të performoj shkëlqyeshëm në këtë festival. Kënga “Zemërimi i një nate” që do ta interpretoj Hersi vazhdon të pëlqehet mjaft shumë në publik. Kjo këngë është kompozuar e orkestruar nga Genti Lako, me tekst të Jorgo Papingjit.