ARKATANA

Këshilltarët vitias kërkojnë kthimin në punë të policëve të suspenduar

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Xhevat Bislimi tha se policët në Viti më së paku kanë pasur faj për këtë situatë duke kërkuar që 5 policët e suspenduar të kthehen në punë. Unë mendoj se policët nuk kanë pasur arsye të konfrontohen me qytetarët e saj dhe më së paku me një kategori siç janë veteranët e luftës së UÇK-së, andaj konsideroj se ky këshill duhet të kërkoj kthimin e këtyre policëve në vendet e punës u shpreh Bislimi.

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit Komunal të Vitisë është diskutuar dhe janë votuar pasqyrat financiare të të Buxhetit Komunal dhe bilanci i gjendjes , për periudhën janar- dhjetor 2012 si dhe propozim vendimi për formimin e Komisionit për të udhëhequr dhe koordinuar punën në zgjedhjen e këshillave lokale.

Gjithashtu është diskutuar edhe rreth rrëzimit të monumentit të Luftës Nacional Çlirimtare nga OVL, e UÇK-së së Vitisë dhe policëve të cilët ishin suspenduar pas rrëzimit të këtij monumenti.

Në fillim të kësaj seance këshilltari nga radhët e PDK-së Xhevat Bislimi ka kërkuar përkrahjen e këshilltarëve të Vitisë për policët të cilët janë suspenduar javë më parë për shkak se nuk kishin parandaluar që OVL të UÇK-së e Vitisë të rrëzoj një monument që i takonte luftës nacional çlirimtare në sheshin Nijazi Azemi në Viti.

Bislimi tha se policët në Viti më së paku kanë pasur faj për këtë situatë duke kërkuar që 5 policët e suspenduar të kthehen në punë. “Unë mendoj se policët nuk kanë pasur arsye të konfrontohen me qytetarët e saj dhe më së paku me një kategori siç janë veteranët e luftës së UÇK-së, andaj konsideroj se ky këshill duhet të kërkoj kthimin e këtyre policëve në vendet e punës” u shpreh Bislimi.

Ai shtoi se Kuvendi Komunal i Vitisë duhet të merr vendim për largimin e monumentit ndërsa pllakën ku kanë qenë të gdhendura emrat të vendoset në një vend të caktuar dhe më vonë të vendosët për të.

Fundamenti

Ndërsa, Sherif Sherifi këshilltarë nga LDK kërkoj që të merret një vendim institucional lidhur me këtë monument edhe e quajti të padrejtë suspendimin e policëve në Viti.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi duke përmendur se në këtë monument janë të gdhendur emrat e disa luftëtarëve të nacionalitetit shqiptarë tha se ne nuk mund të bëjmë një definim se çka dhe kush ishin ata njerëz dhe këtë sipas tij më së miri mund ta bëjë një grup i historianëve.

Arifi ka thënë se Kuvendi nuk është mirë të merret me çështjet e mekanizmave të tjera. “Çfarëdo vendimi që merr ky kuvend më së paku do t`i ndihmoj policëve të suspenduar, sepse policia nuk ka të bëjë asgjë me Kuvendin, ajo e ruan çështjen e sigurisë publike të qytetarëve, ndërsa policia i ka mekanizmat e saja si inspektoratin e policës, ata nuk na kanë pyetur kur i kanë suspenduar policët dhe ata nuk do të na pyesin edhe për kthimin e tyre” u shpreh Arifi.

Ai mandej e quajti si të ngutshëm veprimin e Kuvendit duke kërkuar nga këshilltarët që të mos përzien në mekanizmat e të tjerëve.

Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Skënderbe Hebibi tha se ne jemi të vetëdijshëm që nuk jemi organ vendimmarrës për këtë çështje , por shtoi se kjo është një mbështetje morale për policët e suspenduar. Me shumicë votash u vendos që kuvendi Komunal në seancën e ardhshme të merr një vendim lidhur me këtë monument duke bërë një kërkesë në organet përkatëse.

Gjithashtu në këtë seancë janë shqyrtuar dhe votuar pasqyrat financiare të Buxhetit Komunal dhe Bilanci i gjendjes ,për periudhën janar- dhjetor 2012 si dhe Propozim vendimi për formimin e Komisionit për të udhëhequr dhe koordinuar punën në zgjedhjen e këshillave lokale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.