ARKATANA

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi theks të veçantë do t’i kushtoj dhunës verbale, dhe dhunës psikologjike

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025. “Dhuna në çfarëdo forme qoftë ajo, nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne jemi të përkushtuar që përmes politikave lokale, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së iniciativave të shoqërisë civile, të krijojmë një ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë. Luftimi i dhunës emocionale dhe psikologjike është po aq i rëndësishëm sa edhe formave të tjera, dhe kërkon vëmendje të veçantë, ndërgjegjësim dhe edukim të vazhdueshëm”, ka thënë Rahimaj.

Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, Koordinatori i Këshillit, Fisnik Kastrati, disa nga anëtarët e KKSB-së, kurse mungonte Komandanti i Policisë, Florim Klaiqi si anëtarë i këtij Këshilli, ndërsa të pranishëm ishin edhe monitorues nga MPB, Inspektorati Policor i Kosovës, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të FSK-së, dhe të tjerë.

Kadri Rahimaj ka hapur këtë mbledhje ku paraqiti për votim rendin e ditës.
Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

  1. Sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal në veçanti dhuna emocionale dhe psikologjike;
  2. Informatë rreth Planit të Punës së KKSB-së;
  3. Të ndryshme.

Pas votimit të këtij rendi, Rahimaj, në fjalën e tij për sjelljet e dhunshme në komunitetin lokal në veçanti dhuna emocionale dhe psikologjike, tha se kjo temë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kërkon qasje të koordinuar nga të gjitha institucionet, organizatat dhe vetë qytetarët.

“Dhuna në çfarëdo forme qoftë ajo, nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne jemi të përkushtuar që përmes politikave lokale, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe mbështetjes së iniciativave të shoqërisë civile, të krijojmë një ambient të sigurt dhe të dinjitetshëm për të gjithë. Luftimi i dhunës emocionale dhe psikologjike është po aq i rëndësishëm sa edhe formave të tjera, dhe kërkon vëmendje të veçantë, ndërgjegjësim dhe edukim të vazhdueshëm”, ka thënë Rahimaj.

UBT

Kjo temë u diskutua edhe nga Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ), Nazmije Demolli-Kastrati, e cila theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së hershme dhe rolit të gjithë komunitetit në adresimin e këtyre dukurive.

“NJKDNJ-ja në vazhdimësi organizon fushata ndërgjegjësuese për parandalimin e dukurive negative si dhuna në përgjithësi, narkomania, bullizmi, si dhe format më të padukshme të dhunës, përfshirë atë emocionale dhe psikologjike, të cilat shpeshherë mbeten të heshtura por me pasoja të thella për viktimat. Është detyrë e jona si institucione por edhe si qytetarë që të promovojmë një ambient të sigurt dhe mbështetës për të gjithë, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë”, ka thënë ajo.

Koordinatori i KKSB-së, Fisnik Kastrati ka paraqitur Planin e Punës së KKSB-së duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së temave të ndjeshme dhe me ndikim të madh shoqëror në këtë plan.

“Në planin e punës së KKSB-së për këtë vit, do të trajtohen një sërë temash që kanë të bëjnë me mirëqenien e qytetarëve dhe sigurinë në komunitet. Ndër këto tema, theks të veçantë do t’i japim dhunës verbale, dhunës psikologjike, por edhe fenomeneve të tjera të cilat shpeshherë mbesin në hije, ndonëse ndikimi i tyre është i thellë dhe afatgjatë. Përmes këtyre diskutimeve dhe angazhimeve konkrete, do të rritet edhe besueshmëria e qytetarëve në institucionet komunale, sepse ata do të ndjejnë që zëri i tyre po dëgjohet dhe shqetësimet e tyre po trajtohen me seriozitet”, ka thënë ai.

Në fjalën e tij përfaqësuesi nga MPB, Labinot Sadiku, ka rekomanduar që në këtë Plan të hyjnë edhe fushatat sensibilizuese lidhur me përdorimin e armëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.