Fundamenti

Këshilli i nxënësve reagon ndaj deklaratave të Blerim Halabakut

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Pasi që ndodhemi në kohën e fushatës zgjedhore dëshira e kandidatëve për kryetar komunash të marrin pushtetin është e madhe, ata nuk po zgjedhin mjete dhe fjalë për ta arritur këtë.

Kështu në debatin zgjedhor në një medium qendror kandidati për kryetar të komunës së Vitisë nga radhët e AKR-së zoti, Blerim Halabaku duke bërë premtimin për digjitalizimin e shkollave theksoi se brenda Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti përdoren të gjitha llojet e drogave.

Eco Higjiena

“Është e vërtete se brenda shkollës konsumohet duhani nga nxënësit mirëpo kjo bëhet në fshehtësi të personelit të shkollës. Nëse zoti Halabaku do e kishte përmendur Duhanin si dukuri negative ne do ishim pajtuar me të mirëpo assesi me përdorimin e drogave. Dua të theksoj se këto deklarata nuk qëndrojnë, sepse brenda Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti nuk përdoret as një lloj i drogave dhe as që është përdorur ndonjëherë. Në këtë mënyrë në emër të të gjithë nxënësve kisha dashur të ju drejtohem të gjithë kandidatëve për Kryetar të Komunës së Vitisë që për poena politik të mos bëjnë propaganda që do mund ta dëmtonin imazhin e pastër që ka Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti thuhet në reagimin e Liridon Mehmetit kryetar i Këshillit të Nxënësve të Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti./rajonipress/