RCCOLA

Këshilli i fjetur antikorrupsion

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ishte themeluar me qëllimin për t’i bashkërenduar institucionet kompetente për luftimin e korrupsionit, mirëpo deri më tani nuk është vërejtur ndonjë lëvizje pozitive në këtë drejtim. Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit i drejtuar nga presidentja Atifete Jahjaga, vlerësohet se përveç organizimit të disa takimeve formale, nuk ka shënuar asnjë progres tjetër në luftën kundër korrupsionit.

Madje ky Këshill është quajtur i dështuar nga përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat merren me monitorimin e institucioneve që bëjnë luftimin e korrupsionit.

RCCOLA

Lorik Bajrami, nga organizata ‘Çohu’ ka vlerësuar se që nga themelimi i këtij Këshilli nuk është ditur qëllimi i tij, përveç asaj se ky Këshill do të shërbejë për koordinimin e institucioneve kundër korrupsionit.

Por, sipas tij, deri më tani nuk është parë asnjë koordinim i mirëfilltë i këtij Këshilli me institucionet e tjera në luftën kundër korrupsionit, të cilat kanë ndikuar në mosluftimin e korrupsionit .(Tribuna).