Këshilli i Bashkësisë Islame shtron iftar për të Shoqatën e të Verbërve të Gjilanit

Gjilan – Në vazhdën e aktiviteteve të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan për nderë të muajit të Ramazanit është shtruar iftar për Shoqatën e të verbërve të Komunës së Gjilanit.
Ata ishin mysafirë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, në iftarin e shtruar enkas. Kryetari Naim Aliu i falënderoi ata për përgjigje në ftesën e sofrës së iftarit i cili për Bashkësinë Islame është më i veçanti ngase këta njerëz edhe pse janë të privuar nga një begati vazhdojnë ta falënderojnë Allahun duke e agjëruar Ramazanin dhe duke e falënderuar për mirësitë e tjera të panumërta.
Në emër të Shoqatës të Verbërve të Kosovës Bujar Spahiu falënderoi Bashkësinë Islame për iftarin e shtruar dhe gjithashtu edhe për ndihmat e kohëpaskohshme që i ofrohen kësaj kategorie të njerëzve thuhet në njoftimin e Agim Hysenit./rajonipress/