Mobi Casa

Këshilli i Bashkësisë Islame shpërndan mbi 200 pako ushqimore për familjet në nevojë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Të mërkurën Këshilli i Bashkësisë Islame, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” – Dega në Gjilan, ka realizuar shpërndarjen e mbi 200 pakove me produkte elementare ushqimore për familjet në nevojë.

Këto pako u ndanë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, si shprehje e solidaritetit, përkujdesjes dhe mbështetjes ndaj familjeve që kanë më së shumti nevojë për përkrahje. Ky aktivitet humanitar synon të lehtësojë barrën e përditshme të këtyre familjeve dhe të forcojë ndjenjën e bashkësisë, humanizmit dhe përgjegjësisë sociale.

Hidromorava

Shoqata Humanitare “Bereqeti”, Dega në Gjilan vazhdon të mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të qenë pranë qytetarëve në nevojë, veçanërisht në momente dhe periudha me rëndësi të veçantë siç është muaji i Ramazanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.