FITORJA

Këshilli drejtuesi i AAK-së, me vota unanime zgjedh kryetar të degës Agim Zuzakun

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Për shkak të rrethanave me të cilat po ballafaqohemi si shoqëri e si shtet, dhe mbarë njerëzimi si pasojë e pandemisë Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Gjilan, nuk ka mundur të organizoj një proces të brendshëm zgjedhor, andaj sot mblodhëm Këshillin Drejtues të degës në Gjilan i cili zgjodhi kryetarin e saj. Këshilli Drejtues i degës së AAK-së në Gjilan, më votë unanime ka zgjedh kryetar të degës, Agim Zuzakun.

Kujtojmë se Agim Zuzaku ka qenë nënkryetar i AAK-së në Gjilan dhe drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit nga radhët e këtij subjekti politik. Kush është Agim Zuzaku?

Të gjithë e njohin si ish-Drejtor i Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Gjilanit. Zuzaku ka shërbyer si drejtor në periudhën 2015-2018, ndërsa ishte edhe Kryetar i Klubit të Volejbollit “Drita”, dhe punëtor sportive për vite me radhë.

I lindur më 21 shkurt 1979, i martuar dhe ka një vajzë. Është ekonomist i diplomuar, tani në procedurat përfundimtare për titullin Doktor I shkencave në fushën e menaxhimit. Përveç Gjilanit, Zuzaku njihen edhe më gjerë si Asistent shumë vjeçar i Profesorit tanimë të ndjerë, Dr. Rifat Blaku, në lëndët; Ekonomi e Resurseve, Ekonomia e Kosovës dhe BE-së, dhe Menaxhimi i Resurseve Njerëzore.

Eco Higjiena

Aktualisht është Këshilltar Politik i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit. Karriera e tij fillon në vitin 2000 duke menaxhuar projekte në organizatën jo qeveritare QHMNR, pastaj nga viti 2005 në administratën publike, duke menaxhuar Zyrën për Bashkëpunim me Donatorë dhe Investitorë e më pas edhe Zyrën për Integrime Evropiane në kuadër të Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.

Zuzaku ka qenë edhe Këshilltar Politik në Ministrinë e Administratës Publike në vitin 2009-2011. Ndërsa, në sektorin privat ka menaxhuar kompaninë ESG e cila merret me konsulencë, trajnime dhe hartimin e studimeve të fizibilitetit.

Karrierën politike e ka filluar në vitin 2005 fillimisht si nënkryetar i të rinjve të AAK, më pastaj sekretar i Degës së AAK-së në Gjilan. Aktualisht është Nënkryetar i Degës së AAK-së në Gjilan dhe Anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së në nivelin qendror thuhet në njoftimin e Ardian Azemit nga zyra për Informim e AAK-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.