Këshilli Drejtues i Teatrit shpreson të tejkalohet kriza financiare

Gjilan – Këshilli Drejtues shqyrtoi hapat e mëtejmë edhe të zhvillimit të repertoarit po edhe veprimet për stabilitet financiar dhe me këtë rast falënderoi Kryetarin e Komunës për mbështetjen e vazhdueshme për Teatrin, duke besuar se me ndihmën e tij dhe vështirësitë e shfaqura të natyrës financiare do të tejkalohen thuhet në njoftimin e Alban Shahiqit.
Këshilli Drejtues i TPQGJ-së vlerësoi dy shfaqjet premierë të këtij teatri: “Hajnat” e Dario Fo-së, me regji të Gëzim Bucollit, si dhe “Pacienti i Dr. Frojdit”, tekst i Miro Gavran me regji të Erson Zymberit.
Këshilli Drejtues vlerësoi punët regjisoriale, lojën e aktorëve e skenografinë e të dyja shfaqjeve, duke falënderuar ansamblet për punën profesionale, harmoninë e strukturimin shfaqjeve, bashkë me kënaqësinë që i dhuruan publikut gjilanas. Gjithashtu u vlerësua se ndonjëri nga rolet e shfaqjeve shënoi kulme të aktrimit të aktorëve tonë. Këshilli falënderon gjithë punonjësit e Teatrit, që dëshmuan se mund të realizojnë shfaqje të arrira me të gjithë akterët që e ndërtojnë shfaqjen nga teatri ynë.
Këshilli kërkoi nga Drejtori i Teatrit dhe Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, që të shihen subvencionet me qëllim të realizimit të pagave për stafin teknik e profesional të Teatrit, po njëkohësisht u bëri thirrje të gjithë punëtorëve në teatër, që të promovojnë punët e mira në këtë teatër dhe bashkërisht të ndihmojnë në të gjitha drejtimet.
Këshilli Drejtues shqyrtoi hapat e mëtejmë edhe të zhvillimit të repertoarit po edhe veprimet për stabilitet financiar dhe me këtë rast falënderoi Kryetarin e Komunës për mbështetjen e vazhdueshme për Teatrin, duke besuar se me ndihmën e tij dhe vështirësitë e shfaqura të natyrës financiare do të tejkalohen thuhet në njoftimin e Alban Shahiqit./rajonipress/