ARKATANA

Nagavci për grevën e paralajmëruar nga SBAShK: Të lihet anash adresimi i agjendave politike

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari, që të bashkëpunojë më të në të mirë të arsimit dhe mësimdhënësve, kjo pas paralajmërimeve të kësaj Sindikatë se do të mbajnë greva në arsim nga 1 shtatori, raporton Ekonomia Online.

Në një prononcim për EO, ministrja Nagavci ka thënë se duhet që të lihet anash “adresimi i agjendave politike”.

“Zotit Jashari, kryetarit të SBASHK-ut, i bëj thirrje publike për çështjet që janë në të mirën e arsimit, përfshirë edhe gjithë mbështetjen për mësimdhënësit, na ka partnerë e bashkëpunëtorë pa asnjë dilemë. Për humbje kohe, për adresim të agjendave politike, përkundër që ndoshta mund të merreshim, nuk kemi kohë as vullnet”, ka thënë ministrja Nagavci për Ekonomia Online.

FIDANISHTJA

Deklarata e kreut të SBASHK-ut, në drejtim të ministres për mosbashkëpunim, ministrja Nagavci, i ka quajtur deklarata të pamatura, duke shtuar se është përmbajtur duke mos reaguar për to.

Ajo ka thënë se arsyet që sindikata ka paraqitur për grevë, jo vetëm se është e pakuptueshme por shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, duke përmendur këtu edhe takimin e Jasharit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.“Jam përmbajtur nga deklaratat e pamatura të zotit Jashari sepse konsideroj që është e rëndësishme që të gjithë bashkërisht të punojnë në mënyrë që të ofrojmë më të mirën për fëmijët tanë”.“Duke filluar prej deklaratave të tij, pas takimit me zotin Haradinaj, ku thotë që mënyra e shpërndarjes, është njëra ndër tekstet ku ai e përmend njëra nga arsyet për grevë është jo vetëm se e pakuptueshme, por në fakt e shpërfaq edhe atë se nga kush po ndikohen, sepse të gjitha raportimet nga shkollat, nga mësimdhënësit, nga drejtorët janë që kjo mënyrë e subvencionimit e teksteve është një lehtësim për shkollat”, ka thënë Nagavci.

“Ata që kanë humbur mund të jenë ata që kanë përfituar në mënyrën jo të duhur”, ka thënë ajo për EO.Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar se si pasojë e mungesës së dialogut me Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë në përgjithësi, viti i ri shkollor rrezikon të mos fillojë me 1 shtator, pasi ky sistem mund të futet në grevë.Nga kjo sindikatë thuhet së kjo është kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë pasi Ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk po i marrin parasysh kërkesat e tyre dhe nuk po u përgjigjen ftesave për dialog.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.