UBT

Këshillat e yjeve për një dietë funksionale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Për shumicën e yjeve të Hollivudit është njëjtë: Ato paguhen që të jenë të holla dhe dinjitoze. Kështu që, disa nga yjet ndërmarrin masa ekstreme për të mbajtur peshën e duhur, kurse shumica e tyre kombinojnë një dietë të veçantë dhe stërvitje të rregullta. Ne ju zbulojmë 5 sekretet e të famshmëve për një dietë që funksionon, të cilat nëse i ndiçni me përpikëri, do të japin rezultate mahnitëse në trupin tuaj.

Cilësia e ushtrimeve është më e rëndësishmja

Një orë ecje çdo ditë është e mirë, por jo edhe e mjaftueshme për të humbur peshë. Nevojitet për të rritur rrahjet e zemrës tuaj çdo ditë për 20-30 minuta, për të hequr dhjamin. Trajneri në një palestër lokale, mund të masë rrahjet e zemrës tuaj, shumë thjesht. Të famshmit vrapojnë, shkojnë në palestër ose praktikojnë jogën, për të ruajtur linjat e trupit. Këshilla shtesë: Nëse bëni stërvitje në mëngjes, metabolizmi juaj do të jetë i mirë gjatë gjithë ditës, që do të thotë se trupi juaj do të djeg më shumë kalori me më pak përpjekje.

Fruta ushqyese dhe perime

Këta komponentë kryesor të piramidës ushqimore, ofrojnë vitamina esenciale dhe minerale me më pak kalori.

Këshilla shtesë : Për të bërë shfrytëzimin më të mirë të këtij avantazhi, hani fruta dhe perime me pak kalori dhe që janë të pasura me vlera ushqyesve.

Konsumoni fibra të mjaftueshme

Ushqimet e pasura me fibra, duke përfshirë frutat dhe perimet, mund të ju ndihmojnë të ndiheni në formë.

Mobi Casa

Këshilla shtesë: Shumë yje pëlqejnë asparagun, i cili mund të ketë një efekt diuretik. Frutat dhe perimet duhet të konsumohen të papërpunuara sa të jetë e mundur, të freskëta apo të ziera lehtë, pa salcë.

Mënjanoni “të bardhën”

Nuk duhet të largohen të gjitha karbohidratet nga dieta, por duhet të konsumoni ato me kokrra të tëra, miell gruri, oriz ngjyrë kafe dhe qull tërshëre.

Këshilla shtesë: Në vend të karbohidrateve të “bardha”, ose të rafinuara të tilla si, mielli i bardhë, orizi i bardhë, patatet e bardha dhe drithërat e rafinuar, zgjidhni ato integrale.

Praktikoni kontrollin e racionit

Shumica e njerëzve konsumojnë racione më të mëdha se sa është e nevojshme. Yjet e famshëm, shkojnë aq larg sa e masin çdo racion, për të kontrolluar sasinë e kalorive.

Këshilla shtesë: Një pjesë e mishit nuk duhet të jetë më e madhe se një kuvertë e kartave, frutat dhe perimet duhet të jenë sa madhësia e grushtit tuaj, racioni i gatuar me oriz ngjyrë kafe, duhet të jetë sa madhësia e një gote të vogël, kurse racioni i makaronave, duhet të mbush një të katërtën e pjatës. Yjet në këtë mënyrë kontrollojnë sasinë e kalorive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.