Këshilla për studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik
Nga Shaban Murati – Prej momentit kur Zoti e ka krijuar njeriun e parë Ademin, njeriu është në angazhim, në lodhje dhe mundim. Njeriu gjatë jetës së tij kalon në periudha të ndryshme. Secila periudhë e jetës së tij i ka specifikat dhe veçoritë e veta. Prej periudhave të cilat i kalojnë shumica e njerëzve në jetën e tyre është edhe periudha studentore. Meqenëse kjo llogaritet periudha më e vështirë e jetës së njeriut, për shkak të sfidave të mëdha që posedon kjo periudhë, ajo karakterizohet me kujtime të pa harruara gjatë tërë jetës, dhe qaste shumë të këndshme dhe të lumtura të jetës së njeriut në këtë periudhë.
Periudha studentore përfshinë periudhën më të mirë të jetës së njeriut. Ajo përfshinë rininë e tij, kohën kur njeriu është në kulmin e fuqisë, pjekurisë mendore dhe intelektuale, kohën kur suksesi i jetës së tij varet nga shfrytëzimi i kësaj periudhe. Të mirët, tërë potencialin e tyre mundohen ta orientojnë kah përmirësimi i kësaj periudhe të jetës së njeriut. Por, edhe dashakeqët tërë angazhimin e tyre e harxhojnë për shkatërrimin e kësaj periudhe të jetës së njeriut. Suksesi i studentit varet nga shfrytëzimi i kësaj periudhe të jetës së tij.
Me fillimin e muajit tetor filloi edhe viti akademik 2016/2017 për studentët. Është obligim i të gjithë neve që të kujdesemi për këtë shtresë të shoqërisë sonë. Sepse, studentët janë e ardhmja e popullit tonë. Ata do të jenë prijësit tanë në të ardhmen e këtij populli. Ata janë fanarët ndriçues të rrugës së drejtë dhe të lumtur të këtij populli. Mençuria më e madhe e një udhëheqje, dhe strategjia më e suksesshme është investimi në studentët tanë.
Nisur nga fjala e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit alejhi selam, mësuesit të njerëzimit, edukatorit të mirëfilltë dhe mëshiruesit të njerëzimit, i cili vlerësoi lart rolin e studenti duke thënë: “ kush ndjek rrugën e diturisë, Allahu do të ja lehtësoj atij rrugën për në xhenet”, dëshiroj që me këtë fillim të vitit të ri akademik ti drejtohemi studentëve, dashamirëve të dijes me disa këshilla dhe porosi:
1. Sinqeriteti në dije
Bereqeti dhe suksesi i studentit në dijen e tij është i lidhur ngushtë me sinqeritetin e tij. Sinqeriteti është njëra prej porosive më të mëdha me të cilat na porosit Krijuesi ynë. Në të gjitha veprat studenti duhet të jetë i sinqertë, por sidomos në kërkimin e diturisë. Shumë prej studentëve, me kërkimin e diturisë nuk kanë ndonjë qëllim tjetër vetëm se marrjen e një diplome, ose arritjen e popullaritetit, ose grumbullimin e pasurisë, ose marrjen e udhëheqjes. Të gjitha këto studenti mund ti arrij nga dituria dhe angazhimi i tij. Por, këto nuk duhen të jenë qëllimi kryesor i studentit. I mençur është ai i cili preokupimet e shumta i grumbullon në një preokupim të vetëm, që me dijen dhe veprën e tij ty synoj sinqeritetin te Krijuesi i tij. Nëse studenti posedon këtë synim, atëherë të gjitha të mirat e kësaj bote do ti arrij, qoftë edhe pa dashjen apo kërkimin e tij. Andaj, studenti të kujdeset në përmirësimin e sinqeritetit, që diturinë e tij së pari ta bëjë për Zot, pastaj le të jetë qëllimi i tij përmirësimi i gjendjes së popullit të tij. Studenti le të kujtoj fjalën e Mësuesit të njerëzimit, Muhamedit alejhi selam i cili tha: “ Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveç asaj e cila është e sinqertë dhe me të synohet kënaqësia e Tij”.
2. Dëshira për profesionalizëm
Çdo njeri i cili ka synime të larta nuk pranon përveçse profesionalizmi të jetë pjesë e jetës së tij. Profesionalizmi duhet të jetë prezent në gjërat e vogla dhe të mëdha. Studenti është njeriu që më së shumti duhet ti kushtoj rëndësi profesionalizimit. Kalaja e diturisë ndërtohet nga një tullë, nga një tullë, ndërsa këto tulla nuk mundë të qëndrojnë nëse nuk e kanë bazamentin e fortë. Nëse bazamenti nuk është i fortë, nga një dridhje e vogël tullat do të shkapërderdhen dhe ndërtesa do të rrënohet . Në mesin e studentëve tanë është paraqit një sëmundje e cila nuk ka qenë më herët, e që është studimi vetëm sa për ta kaluar provimin. Sot studenti nuk mëson më shumë se ajo që kërkohet prej tij. Ndoshta as gjysma e lëndës nuk është ajo e cila kërkohet prej tij. Në momentin kur ai e lë sallën e mësimit dhe të provimit, njohurit e tij avullohen nga koka e tij. Nuk ka ilaç më të mirë për ta larguar këtë sëmundje se sa fjala e të Dërguarit të Allahut, i cili thotë: “ Allahu e do ndonjërin prej jush që kur vepron një vepër ta bëjë atë në formën profesionale”. Po ashtu fjala e Krijuesit tonë, i Cili thotë: Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj ( tevbe 105)”. Nëse në zemrat tona vendosen këto kuptime, ato do japin frytet e tyre në përpjekje dhe angazhim, si dhe në durimin për të arrit deri te profesionalizmi. Mos profesionalizmi është shumë i dëmshëm për shoqërinë, merr jetët e tyre dhe prish ekuilibrin e shoqërisë.
3. Dituria arrihet duke pyetur
Është thënë se holli i dijes është prej kallamit, ndërsa portat e saj janë prej hekuri. Ai i cili nuk mundë të hap portën e dijes ka dështuar në arritjen e saj, ndërsa hapja e portës së dijes bëhet përmes të pyeturit. Është pyetur Abdullahu i biri i Abasit se si e ke arritur këtë dituri? Tha me gjuhë që vazhdimisht ka pyetur dhe me zemër e cila ka kuptuar. Allahu kërkoi nga ai i cili nuk dinë, ta pyet atë i cili di: “Ne edhe para teje kemi dërguar vetëm njerëz, të cilëve u kemi dhënë shpallje, andaj pyetni dijetarët e Librit, nëse nuk e dini (këtë) ( Nahl 43)”.
4. Kujdesi për atë që është më e rëndësishme nga ajo që është më pak e rëndësishme
Studenti shpreson të arrij shumë nga periudha studentore e tij. Por, ai nuk ka mundësi ta arrij tërë atë që e shpreson. Ndërsa, ai ka mundësi të realizoj shumë nga dëshirat e tij nëse dinë të i renditë prioritetet. Ne nuk kemi mundësi ta kontrollojmë lëvizjen e kohës, por kemi mundësi të kontrollojmë punët tona. Nëse studenti dëshiron shfrytëzimin e kohës dhe rezultatin, atëherë duhet të rëndit prioritetet. Mos rezultati në shumë prej veprave në jetën tonë është harxhimi i kohës tonë në çështjet e dorës së dytë. Studenti i cili nuk dinë ti vendos prioritetet dhe të angazhohet me atë që është me më prioritet nga tjetra, është më afër dështimit se rezultatit. Ne nuk kemi mundësi ta ndryshojmë kohën tonë, por kemi mundësi ti ndryshojmë prioritetet tona.
5. Shfrytëzimi dhe menaxhimi i kohës
Programimi i kohë dhe rregullimi i sajë është prej bazave elementare në rezultatin e studentit. Studenti i cili e ka të çrregulluar kohën e tij dhe nuk di si ta rregulloi atë, është më afër dështimit se rezultatit. Mos organizimi i kohës nënkupton që koha e jote të jetë pronë e të tjerëve dhe e gjërave të kota. Nxënësi në shkollën e mesme, apo studenti në fakultet nuk është kusht që ai të jetë një gjeni ose shumë i mençur, por duhet të jetë një person i cili di vlerën e kohës dhe di si ta rregulloj dhe si ta menaxhoi atë. Sa nga studentët ka që në shkollën e mesme kanë qenë më të mirët në shkollë, ndërsa ka dështuar në fakultet.
Por, sa nga studentët nuk kanë qenë të dalluar në shkollimin e mesëm, mirëpo në fakultet kanë qenë të parët. Në të parën dështimi ka qenë si rezultat i mosshfrytëzimit dhe mos menaxhimit të drejtë të kohës. Ndërsa në rastin e dytë rezultati është arrit për shkak të shfrytëzimit dhe menaxhimit të drejtë të kohës. Ne të gjithë e posedojmë një sasi të njëjtë të kohës. Për të gjithë ne dita dhe nata është 24 orë, për të gjithë ne java i ka 168 orë, askush nuk ka as më shumë e as më pakë. Andaj, mos e lërë që koha të menaxhoi ty, por le të jesh ti ai i cili e menaxhon kohën. Të vendosësh kohën e studimit, kohën e pushimit dhe kohën për lojë.
Që të kesh mundësi sa më mirë ta menaxhosh kohën tënde dhe ta shfrytëzosh për rezultatin tënd, duhet ti kesh parasysh këto gjëra:
E para: Synimi për të arrit deri te një qëllim duhet të jetë i qartë.
Mos qartësia për të arrit deri te një qëllim është njëra prej shkaqeve që i humb kohën njeriut. Ai i cili synon një qëllim dhe vrapon pas atij qëllimi nuk ka mundësi ta humbë kohën, sepse ai dëshiron ta realizoj qëllimin e tij.
E dyta: Largimi nga gjërat dëfryese dhe joshëse.
Nëse studenti angazhohet shumë me loja, me gjëra dëfryese dhe joshëse ai do ta humb kohën e tij dhe nuk do ti mbetet kohë për studim.
E treta: Largimi nga shoqëria e keqe. Ajo çka më së shumti studenti duhet ti kushtoj kujdes është shoqëria e keqe. Shoqëria e keqe ta humb kohën dhe ta shkatërron të ardhmen tënde. Mos i shoqëro përveç ata të cilët të nxisin në mësim, në rezultat dhe ata të cilët janë të kujdesshëm për kohën e tyre. Natyrshmëria e njeriut thithë nga natyrshmëria e tjetrit, nëse shoqërohet me të dhe qëndron me të. Ne njohim shumë prej studentëve që kanë qenë të zellshëm dhe punëtorë, por me shoqërinë e keqe ka humbur dhe ka dështuar në jetën e ti studentore, dhe anasjelltas.
Për fund:
Jeta studentore është e mbushur përplot me sfida dhe barriera, sfidat ekonomike, politike, shoqërore etj. Por, ambicia e studentit është ajo e cila tejkalon këto sfida dhe thyen këto barriera. Studenti nuk duhet të dorëzohet para këtyre sfidave dhe barrierave. Rruga e diturisë nuk është e lehtë. Të jesh student, do të thotë të jesh kërkues i dijes. Të jesh kërkues i dijes do të thotë të jesh trashëgimtarë i njerëzve më të mirë që kanë shkel mbi faqen e dheut. Ata janë pejgamberët e Zotit. Ata nuk trashëguan dinar e as dërhem, por trashëguan dijen. Qëllimi i këtyre njerëzve ishte përmirësimi i njerëzimit, nxjerrjen e njerëzve nga errësira në dritë. Bota ka kuptim vetëm atëherë kur ka njerëz të ditur dhe të mençur. Vetëm atëherë kur ka njerëz që bartin përgjegjësit e popullit dhe janë të dobishëm për ta. E nëse këta njerëz nuk janë studentët, kush tjerë mundë të jenë?!
Përgatiti: Hoxhë Shaban Murati


