ARKATANA

Kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, në Bibliotekën e Qytetit në Gjilan, përurohet proza dokumentare e Hasan Bunjakut “Një gjakim i pafat”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në kuadrin e veprimtarive letrare të edicionit të 14-të të Manifestimit tashmë tradicional, “Vjeshta letrare e Gjilanit”, që organizohet nga Ars Clubi “Beqir Musliu” si dhe Biblioteka “Fan S.Noli”, kësaj të shtuneje, më 28 tetor 2023, ora 12: 00, përurohet proza dokumentare e doajenit të gazetarisë anamoravase si dhe veteranit të veprimtarive kulturore në këtë pjesë të Kosovës, Hasan Bunjakut.

Libri i parë i këtij personaliteti të kulturës dhe publicistikës gjilanase, “Një gjakim i pafat”, që mund të cilësohet edhe si roman dokumentar, është botuar kohë më parë nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” dhe, është mirëpritur mirë nga lexuesi dhe vizitorët e Panairit të Librit , gjatë qershorit të këtij viti, mbajtur në Prishtinë, po edhe nga njohës të letërsisë, si akademik Mehmet Halimi, Mehmetali Rexhepi e Dan Ibrahimi, të cilët edhe do jenë pjesë referuese në këtë akt solemn përurimi.

Përurimin do ta drejtojë poetja e re gjilanase, Kaltrinë Berisha, ndërsa fragmente nga libri do të lexojë, artistja e skenës letrare gjilanase, Elenenë Hajdari.

UBT

Krijuesit letrarë si dhe artdashësit janë të mirëpritur në këtë ngjarje të rëndësishme letrare.

Kurt Rexha

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.