ARKATANA

Kërkojnë sqarime nga ambasada amerikane

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qeveria e Kosovës po e pret fillimin e javës së ardhshme për të kërkuar sqarime në Ambasadën Amerikane në Prishtinë për “investimin e kompanisë amerikane në Trepçë”.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari – Lila ka thënë për Gazetën Express se s’kanë ende asnjë informacion zyrtar në lidhje me atë se çka ka ndodhur në Trepçë

“Nuk kam çka të flas pasi nuk posedoj me informacione zyrtare. Të hënën do të kërkojmë zyrtarisht të informohemi nga ambasada amerikane”, ka thënë Kusari – Lila.

Sipas Ministres së Tregtisë së Industrisë, posa të marrin informacion zyrtar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë do të veprojnë në bazë të ligjit.

“Deklarata e kompanisë amerikane sipas mediave kosovare thotë se “për arritjen e kësaj marrëveshje, konzorciumi që i drejton është dashur të bashkëpunoj ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë dhe problemeve tjera që ndërlidhen me Trepçën. Për këtë arsye neve na duhet konfirmimi zyrtar i Ambasadës, pasi siç thash, nuk kemi informacione që ka ndonjë marrëveshje për këtë investim”, ka thënë ajo.

HW

Ndryshe, të premten, një konzorcium amerikan i quajtur “New Generation Power”, ka nënshkruar me Qeverinë e Serbisë një marrëveshje për nxjerrjen e mineraleve nga Trepça, përkatësisht në pjesën Veriore e Mitrovicës.

Me këtë rast, Ministri i Minierave dhe i Resurseve Natyrore në qeverinë serbe, Milan Bacevic ka thënë se nënshkrimi i kësaj kontrate ka ardhur pas marrëveshjes për Veriun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nga ana tjetër, Chirinjeev Kathuria drejtor i këtij konsorciumi, ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshjeje konsorciumi që ai drejton është dashur të bashkëpunojë ngushtë me Departamentin Amerikan të Shtetit, me qëllim të zgjidhjes së ndonjë çështje ligjore dhe problemeve të tjera që ndërlidhen me Trepçën.

Ai ka deklaruar në Beograd se pas nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë do t’i nisë bisedat edhe me Qeverinë e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.