Eko Higjiena

Kërkohet paraburgim ndaj 3 personave për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar kërkesë për paraburgim, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të pandehurve N.H., N.B., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe të pandehurit A.B., për veprën penale”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri N.H., më 08 Gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në komunën e Vitisë, me dashje ka tentuar t`i privoj nga jeta të pandehurit N.B. dhe A.B., në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve pronësore, sapo i sheh të njëjtit që me djemtë e tyre kishin shkuar në pronën kontestuese, shkon në shtëpinë e tij, merr një armë automatike AK-47 dhe gjuan pandërprerë në drejtim të tyre, me ç’rast të pandehurin N.B. e plagos në këmbë, ndërsa të pandehurin A.B. e plagos në të dy këmbët, duke rrezikuar edhe personat që gjendeshin në të njëjtin vend.

FITORJA

I pandehuri N.B., e kishte armën e zjarrit me vete dhe sapo e sheh që i pandehuri N.H., nga shtëpia e tij kishte dalë me armë, gjuan disa herë në drejtim të tij, por nuk arrin ta qëllojë, duke vënë në rrezik edhe jetën e bashkëshortes së tij, e cila ishte me të.

I pandehuri A.B., dyshohet për armëmbajtje pa leje, e cila është gjetur pas kontrollit në shtëpinë e tij, si dhe të gjitha armët e të pandehurve janë sekuestruar nga ana e zyrtarëve policor./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.