Fundamenti

Kërkohen politikanë që jetojnë për politikë dhe jo nga politika!

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Nga Muharrem Salihu – Adem Demaçi, aktivisti politikë i njohur ndërkombëtarisht, në një nga intervistat e tij, pati thënë një fjali që për mua është monumentale.

Adem Demaçi, ndjesë pastë ka thënë:

Kur je frikacak, në politikë mos u përzijë!

Sa e thellë, sa kuptimplote. Sa të drejtë që kishte i ndjeri…

Kur them politikanë që jetojnë për politikë, e mendoj si Adem Demaçi, pra jo frikacak, por politikanë, që janë gati të japin çdo gjë për t’mirën e përbashkët, e jo politikan që synim kanë përfitimin të çdo lloji.

Fillimisht, më duhet të jem i qartë në një gjë:

Asgjë personale me askënd, asnjëherë në asnjë rrethanë, por mendoj se puna e politikanëve shqiptar nga trojet shqiptare në Serbi, bazuar kryesisht në atë çfarë kanë bërë deri më tani është në limitet e ndershmërisë politike dhe limiteve kombëtare në përgjithësi, e për Medvegjën në veçanti.

Le të qëndrojmë në Medvegjë;

Partia ku disa prej politikanëve – që bëjnë sikur përfaqësojnë interesat kolektive – u ngritë politikisht dhe që më vonë morën drejtimin e saj, e kam fjalën për PVD-n, e konsideroj përgjegjëse për mos-rregjistrimin e popullsisë së dëbuar (larguar) me dhunë nga shtepitë e tyre, arsyeja që ata sot nuk gëzojnë statusin e Refugjatit, por po trajtohen si Emigrantë të Lirë dhe që Serbia po ua konteston vendbanimet e si pasojë po vijon t’ua pasivizojë adresat.

Më 13 shtator 2015 kishte zëra që drejtues të lartë të kësaj partie (aso kohe), ishin të involvuar në bashkëpunim (pazare) me pushtetin për mbylljen e kufirit në Mutivode, dhe mos lejimin e shqiptarëve për të votuar. Kështu përmes votës së lirë përherë të parë shqiptarët e Medvegjës patën rastin, ndoshta edhe të vetmin në historinë e tyre, të drejtonin komunën e Medvegjës, ashtu siç ndodhi me Bujanocin.

PVD-ja, vetmjaftohej vetëm me një përfaqësim simbolik në nivel lokal, duke neglizhuar – në disa raste qëllimshëm – interesat e shqiptarëve të Medvegjës dhe kështu duke ua penguar atyre një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse.

UBT

PVD-ja dhe jo vetëm ajo, kanë heshtur që në fillimet e pasivizimit.

PVD-ja ka qenë kategorikisht kundër vendosjes së Këshillit Nacional në Medvegjë, si organizëm i Vetëm i mundshëm për shqiptarët e Medvegjës, por në fund pasi përvetësuan shumë mjete nga Tirana hapën vetëm një zyrë në Medvegjë, e cila shërben vetëm për pritje-përcjelljen e shqiptarëve të pasivizuar, të cilët nga hallet nuk zgjedhin derën ku duhet trokitur!

Pas shumë përpjekjesh nga ana jonë si AFEDS, shqiptarët e Medvegjës morrën vëmendjen e dy MPJ-ve të Shqipërisë dhe Kosovës, ku ajo shqiptare aso kohe drejtohej nga z. Cakaj, i cili paraprakisht edhe e kishte vizituar Medvegjën dhe znj Haradinaj; të cilët më 4 nëntor i ftuan të gjitha subjektet politike shqiptare në Serbi dhe ua imponuan nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, e cila kishte për motiv ndalimin e konçensioneve politike nga keto subjekte karshi Serbisë, në dëm të Medvegjës dhe shqiptarëve.

Ndër të tjera kërkuan edhe mbylljen e degëve të këtyre subjekteve në Medvegjë dhe angazhimin e tyre për një listë të përbashkët dhe unifikuar në Medvegjë.

Në përmbushje të kësaj zoti Kamberi – asgjë kundë tij si individ por si pëefaqësues politik – si bartës i listës për zgjedhjet parlamentare doli me një listë të bashkuar me aletatët – rivalët e tij, por jo në Medvegjë.

Pavarësisht obligimit që kishin marrë përpara MPJ shqiptare, në zgjedhjet lokale për Medvegjën përsëri dolën me dy lista të veçanta, ndërkohë për zgjedhjet parlamentare ishin në një listë të vetme.

Ndaj sot përtej faktit se shqiptarët e Medvegjës janë akoma të gjallë, me lehtësi shprehet se atje nuk ka më shqiptarë, por pa treguar pse apo si ndodhi kjo?

Përfaqësuesit politik shqiptar të Serbisë, në thelb, fatkeqësisht, kanë relativizuar dhe nuk i kanë raportuar drejtë numrat e të pasivizuarve në Medvegjë, edhe pas faktit që ky problem u ndërkombëtarizua falë aktiviteteve tona individuale.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, më 3 Prill individët që gjoja përfaqësojnë interesat shqiptare në tërësi, përsëri nuk i përfilën interesat e Medvegjasve.

Vetëm pas humbjes u kujtua se mungesa e votave ishte edhe për shkak te ‘pasivizimit’. Alibi e mirë, por e pamjaftueshme për ta maskuar humbjen.

Janë raste të shpeshta për të qenë thjeshtë rastësi!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.