FIDANISHTJA

Keq menaxhim, ngecje dhe neglizhimi që po i bahet fillimit të procesit mësimor nga DKA e Gjilanit!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ibish Ibishi – Përkundër urimit për fillim vit të mbarë e të suksesshëm me patjetër duhet me i shtuar edhe kritikën dhe reagimin për keqmenaxhim, ngecje dhe neglizhimit që i bahet fillimit të procesit mësimor nga DKA Gjilanit !

Nesër nis procesi mësimor ndërsa dhe sa kam njohuri nxënësit e klasës tretë të shkollës fillore në Dobërçan ende nuk e din se këndë e kanë mësues/e ?!!!

Kjo dukuri duhet të jet shqetësuese për gjithë qytetarët jo vetëm për familjarët e në veçanti nxënësit se pse duhet me u zvarritë pafundësisht një procedurë e thjeshtë por e rëndësishme për nxënësit në fjalë ? Mësuesi/ja paraprak/e, nuk vijon mësimdhënie më gjatë se një vit dhe dihet edhe arsyeja e mosvijimit të saj, si zëvendësim është angazhua mësimdhënësja tjetër deri në një kohë të caktuar e që menjëherë është dashtë të bahet zgjidhja dhe në ven se të bahet zgjidhja kjo komplikohet dhe zvarritet për teke të dikujt e ndoshta edhe për qëllime që mund të jen edhe politike !!!

Nuk duhet kurrsesi shoqnia me leju që për qëllime politike me u damtu dhe me p’su nxënësit të cilët veq janë njoftu dhe socializu me një mësimdhënëse për më gjat se një vit.

UBT

Është apo nuk është ligjore gjithë opinioni e din se keni të panumërta kontrata në vepër dhe deri të bani zgjidhje të përhershme në pajtim me ligjin duhet bani zgjidhje urgjente për nxënësit që nesër nisin vitin e ri shkollor, kur të gjithë nxënësit shkojnë nëpër klasët e tyre me mësuesit e tyre nxënësve të klasës tretë u duhet të qëndrojnë jashtë klasës dmth në oborr të shkollës me prindërit e tyre në mungesë të mësusit/es, kjo ndodhë ndoshta edhe për shkak të paaftësisë DKA Gjilan për të ba zgjidhje për nxënësit !

Ky nuk është inat politik as reagim politik por reagim qytetar për mosangazhim të këtij pushteti në zgjidhjen edhe shumë problemeve tjera dhe duhet ta kenë me dije të gjithë qytetarët, e gjithë shoqëria pa dallime të përkatësisë politike se asnjëherë nuk reagohet pa arësye por reagohet për shkak të neglizhimit të problemeve dhe vështirësive që ballafaqohet shoqnia, prandaj ndonjëherë nuk është keq me dhan edhe mendim kritik e me ba edhe reagim qytetar !

Me patjetër DKA Gjilan në një afat sa ma të shkurtër duhet ba zgjidhje për nxënësit e klasës tretë të shkollës fillore në Dobërçan !!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.