UBT

Këngëtarja e hiteve, Besa Kokëdhima

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Besa Kokëdhima, këngëtarja e suksesshme e muzikës shqiptare rrëfen në një intervistë për Bluetooth, projektin e saj të fundit që mban emrin “Zemrën dot nuk ta lexoj”.

Eksperienca e gjatë në skenë, ka bërë që Besa të fitojë një intuitë të pagabueshme në zgjedhjen e këngëve dhe të bashkëpunoëtoreve, duke u kthyer kështu në këngëtaren e hiteve. Besa ka pak ditë që ka lançuar këngën, “Zemrën dot nuk ta lexoj”, këngë kjo, e realizuar në bashkëpunim me reperin e njohur kosovar 2PO2. Duke treguar për këtë bashkëpunim ajo thotë: “Kjo këngë është ndër më të bukurat në repertorin tim”.

Në vazhdim Besa tregon hollësi mbi realizimin e klipit: “Klipi ështe realizuar ne Tirane. Kemi xhiruar në nëntor dhe kemi punuar gjatë me “Pro Video” në post produksion. Videoja është konceptuar për të qenë shumë avangarde për sa i përket imazhit, ndërkohë që qëndron klasike në mesazhin dhe emocionet që përcjell”.

ARKATANA

Këngëtarja tashmë e afirmuar e muzikës shqiptare tregon dhe për eksperimentimin që ajo ka zgjedhur të bëjë në lidhje me ‘look’ dhe veshjet. “Unë jam në evoluim te vazhdueshëm artistik, si në muzikë, interpretime, performancë, edhe në “look”. Kisha dëshirë të kisha një imazh te ri dhe të guxitshëm”.

Besa tregon dhe për projektet e saj të reja, që janë dy bashkëpunime te tjera, si dhe albumi i ri është gati per publikun. Pyetjes së fundit të Bluetooth, se a merr fitime nga muzika, Besa i përgjigjet: “Jo sa për të justifikuar gjithë punën e vështirë që muzika ka”. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.