Fundamenti

Këmbimi i territoreve ide Millosheviqiane

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Kujtim Sadriu – Këshilli i Partisë Liberale Demokratike, në Preshevë, reagon rreth deklaratave të kryeministrit Daçiq, lidhur me këmbimin e territoreve midis Luginës së Preshevës dhe veriut të Kosovës.

Si duket Daçiqi, nuk po mundet me u liruar nga idetë anakronike dhe të demoduara Milosheviqiane dhe Sheshelovite, të cilat nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon, aq më pak proceseve integruese evroatlantike.

Thënë shkurt e shqip, Daçiqit dhe Vuçiqit, i është ngatërruar lëmshi dhe assesi s’po munden me ia gjet fijen.

Ndaj dua t’ia kujtoj liderëve të Luginës, që të mos bien pre të këtyre deklaratave për shkëmbim territoresh, jo se nuk do të ishte ide e mirë, por shumë e dëmshme, meqë kryeministri i Serbisë e konsideron Luginën e Preshevës gjer te Karadaku i Preshevës si rajon gjeostrategjik, ndërsa nga Karadaku i Preshevës e deri te Manastiri i Prohor Pçinjskit, duke përfshirë edhe Korridorin 10 ai nuk e konsideron Luginë.

Ne shqiptarët gjithë kemi qenë për marrëveshje, por fatkeqësisht BE qeveritarët në Beograd, po i ledhaton tepër, nëse ata duan ekzekutivin për komunat e banuara me serbë në Veri të Kosovës, përse të njëjtat nuk i lejon edhe për shqiptarët e Luginës.

Lidhur me këtë çështje, lindin pyetjet e arsyeshme:

– Se a do t’i jap Beogradi të njëjta të drejta shqiptarëve të Luginës, sikurse atyre që po i kërkojnë për serbët e Veriut të Kosovës?

Eco Higjiena

Daçiqi është deklaruar “Se ato nuk mund të krahasohen, sepse situata është ndryshe në Luginën e Preshevës, ngase shqiptarët në Serbi marrin pjesë aktive në të gjitha proceset zgjedhore e kanë deputetin republikan, participojnë në Trupin Koordinues dhe kanë formuar Këshillin Nacional sipas ligjeve të Serbisë! Ndërsa Serbët e veriu nuk i pranojnë ligjet e Kosovës!

– Po ashtu, ai, ka deklaruar se shqiptarët e Kosovës jetojnë në Kushtetutën e vitit 1974, brenda Serbisë, ndërsa në jug të Serbisë jetojnë 3 komuna shqiptare ku për ata ekziston ligji më liberale në Europë!

I thotë mendja njeriut se më të sinqertë se Daçiqi nuk ka, pikërisht ky me ish presidentin e tij, tashmë të ndjerë, ua ka mohuar Kushtetutën Kosovës në vitin 1988, duke ua marrë gjitha të drejtat shqiptarëve. Në njërën anë thotë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo na del që gjithë shqiptarët po na jetuakan në „Serbi“, andaj si është e mundur përbrenda një shteti dhe përbrenda një kushtetute për një kombësi të ketë disa zakone?!. Këtu dua t’ia kujtoj kryeministri se nëse bazohesh në Kushtetutën e 1974, ai duhet urgjentisht tua kthej ekzekutivin komunave në jug, e me gjithë atë të na vendos vetë Flamurin Kombëtar shqiptar, të zbatoj gjuhën shqipe edhe në Nish, në qendrën ushtarake ku atëherë edhe shkruhej krahas gjuhës serbe. Ose, thënë më ndryshe, nuk ka të drejtë të lidhet me të kaluarën fare, mos t’na hedh herë në EU e herë në Jugosllavi e dikur edhe në Rusi.

Dhe çka është më interesant kur thotë se: „Duhet respektuar Kushtetutën, në të cilin Memorandum ekziston se Kosova është pjesë e Serbisë, kjo na del se nuk është e lehtë se për ndërrimin e Kushtetutës duhet mbajtur referendum. Shih tani deklaron se duhet respektuar Kushtetutën për Kosovën po ashtu duhet respektuar Kushtetutën për heqjen e lapidarëve, ndërsa kur atij i konvenon një gjë thotë se ne mund të bëjmë shkëmbim territoresh, por nuk na lejon Ëashingtoni…! Shih, aty kur i konvenon shumë nuk pyet fare askënd, a kur donë të destabilizoj hedh fajin SHBA-ve. Nga kjo shihet se kryeministrit i është ngatërruar lëmshi dhe s’ka magjistar, që mund t’ia gjejë fijen.

Këshilli i PLD, kërkon nga faktori ndërkombëtar, që të jenë të sinqertë në vendimet e tyre, nuk na pengo aspak çfarë të drejta do të marrin serbët në Veri të Kosovës, të kenë edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Autori është kryetar i Këshillit Drejtues të Partisë Liberale Demokratike, për Preshevë)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.