Fundamenti

Kemajl Shahin synon edhe një mandat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kemajl Shahin për më shumë se 12 vite ka udhëhequr komitetin për komunitete në Gjilan. Nuk ka delegacion që ka vizituar Gjilanin e që nuk është takuar me të, për shkak se ka reflektuar pozitivisht në çështjen e integrimit të komuniteteve dhe të vet sigurisë në Gjilan.

Kemajl Shahin nuk do të refuzonte sikur t`i jepej mundësia që edhe një mandat të jetë në krye të komitetit për komunitete.

Për rajonipress Shahin thotë se i takon partisë së tij turke KDTP që të jap propozimin në Asamblenë Komunale për të marrë pastaj edhe bekimin e këshilltarëve komunal.

RCCOLA

Shahin për tri mandate ka qenë pjesë e të gjitha takimeve të rëndësishme që janë zhvilluar për Gjilanin dhe Anamoravën. “Në të gjitha takimet e nivelit të lartë, qoftë me KFOR-in, OSBE, Bashkimin Evropian e mekanizma të tjerë ndërkombëtar kam qenë i pranishëm, për faktin se jam munduar që Gjilanin ta paraqes si qytet të sigurt për bashkëjetesë dhe integrim të të gjitha komuniteteve” tha Shahin.

Shahin thotë se Gjilani për këto vite ka qenë një komunë model sepse tanimë janë të integruara të gjitha komunitetet. “Komuna e Gjilanit vetëm duhet ta ruaj dhe ta avancojë këtë vlerësim që e kanë dhënë edhe të huajt. Nuk ka qenë e lehtë që në Gjilan të ndërtohet një urë e bashkëjetesës, por megjithatë kjo është arrit dhe tani kemi edhe familje të kthyera , por edhe ka të punësuar nëpër institucione komunale”./rajonipress/