GRANDEMALL

KEK njofton se do t’i shesë rrymë KEDS-it dhe KOSTT me çmim të njëjtë edhe për një vit, tarifat s’i kanë ndryshuar nga viti 2019

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Korporata Energjetike e Kosovës ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.

Në njoftim bëhet e ditur se tarifat e aprovuara për këtë periudhë për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h, për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h, për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/h.

Në njoftim thuhet edhe se KEK është kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon, dhe se, tarifat e këtij prodhuesi kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019.

Postimi:

Uji Dea

Njoftim për Miratimin e Tarifave për Periudhën 2025-2026 nga Bordi i Drejtorëve të KEKNë mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), mbajtur sot, janë aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 Prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 Mars 2026.

Tarifat e aprovuara për këtë periudhë janë si vijon:Për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/hPër KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h

Për KOSTT – humbjet në transmission: 36.00 € për MW/hVlen të theksohet se tarifat e prodhuesit KEK kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019.

KEK vazhdon të mbetet kontribuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon dhe më gjerë, pavarësisht vështirësive të prodhimit, investimeve kapitale në mirëmbajtjen e teknologjisë, si dhe sfidave të tjera që KEK ka hasur gjatë periudhës së pandemisë dhe krizës globale energjetike që ka pasuar pas luftës në Ukrainë. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.