RCCOLA

Shtohen kufizimet për kalimin e kamionëve të mallrave në kufi me Kosovën dhe Shqipërinë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mjetet e transportit të mallrave do të jenë më të kufizuara për të lëvizur gjatë fundjavës drejt Kosovës dhe Shqipërisë.

Udhëzimi i përbashkët mes dy vendeve për kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës ka ndryshuar. Nëse të shtunën lejohej lëvizja e kamionëve nga ora 12:00 deri në orën 16:00, tani nuk do të lejohet në asnjë orë të ditës, raporton TopChannel.

Fundamenti

Konkretisht, të premten ndalohet lëvizja nga gjatë fashës orare 15.00-24.00.Të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora 07.00 deri në orën 24.00. Udhëzimi i ri hyn në fuqi nga kjo fundjavë.