Mobi Casa

KBI shtroi drekë për gurbetqarët e Komunës së Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Në ambientet e restaurantit të Medresesë “Alauddin” në Gjilan kryetari i KBI-së, Naim ef. Aliu shtroi drekë për gurbetqarët e komunës së Gjilanit me rastin e ardhjes së tyre për t’i kaluar pushimet në vendlindje.

Me këtë rast kryetari Aliu mbajti një fjalim rasti ku falënderoi ata për kontributin e dhënë fillimisht për familjet e tyre në mërgatë dhe në vendlindje e gjithashtu edhe për angazhimin e tyre në formimin e shtetit të Kosovës dhe në mirëmbajtjen dhe funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Mobi Casa

Në këtë drekë mori pjesë edhe drejtori i Drejtorisë për Diasporë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i cili falënderoi diasporën shqiptare për kontributin e dhënë në mbarëvajtjen e institucioneve arsimore të Bashkësisë Islame, Medresesë dhe Fakultetin e Studimeve Islame nëpërmjet dhënies së Sadekatul Fitrit dhe Zekatit.

Në këtë takim në emër të gurbetqarëve, Këshillin e Bashkësisë Islame e falënderoi Xheladin Leka, imam në një nga xhamitë shqiptare në Zvicër./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.