ARKATANA

Kazinotë, 100 milionë euro qarkullim

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dy vëllezërit, Arben dhe Arjan Krasniqi, pronar të lojërave të fatit “Apex”, si dhe punëtori i tyre, Arben Neziri, janë arrestuar të hënën në mëngjes nga njësia speciale e policisë së EULEX-it, nën dyshimin se kanë kryer vepër penale të detyrimit.

Po ashtu, të njëjtët dyshohet se kanë kryer edhe transaksione të dyshimta jashtë vendit. Operacioni që ka zgjatur gjatë gjithë ditës së hënë, është kryer nën urdhrat e prokurorit të EULEX-it, që vepron në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Zëdhënësi i misionit EULEX-it, Blerim Krasniqi, e ka konfirmuar bastisjen që ka ndodhur në lokalet e lojërave të fatit “Apex”.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë ndonjë informacion shtesë në lidhje me bastisjen, por as për personat që janë arrestuar. Informacione më të hollësishme rreth arrestimit të hënën nuk ka pasur as avokati mbrojtës i Arben Krasniqit, avokati Arianit Koci.

ARKATANA

“Ka qenë një operacion i bastisjes në shtëpinë e Arben Krasniqit dhe në lokacionet e “Apex Games”. Prokuroria dyshon që kemi të bëjmë me veprën penale të detyrimit. Kjo situatë shumë shpejt do të sqarohet”, ka thënë avokati Koci.

Osmani: Lojërat po krijojnë probleme familjare

Naser Osmani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i cili njëherësh është edhe kryesues i grupit punues për monitorimin e lojërave të fatit, thotë se mënyra e zhvillimit të këtij biznesi në vendin tonë është tejet shqetësues. Ai thotë se me ligjin aktual duhet të bëhen kufizime të mëdha rreth funksionimit të këtij biznes..(Zëri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.