United Hospital

Katër raste penale brenda dy ditësh në rajon, të shtëna me armë, arrestim për dhunim, dhunë në familje dhe falsifikim dokumentesh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në fshatin Gjylekar të Vitisë një ankues mashkull kosovar ka njoftuar autoritetet se disa persona kishin shtënë me armë zjarri, në një rast që dyshohet të ketë ndodhur më 19.02.2026 rreth orës 14:00.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe mbetet nën hetime për identifikimin e personave të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Arrestim në Gjilan për veprën penale “Dhunim”, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Më 24.02.2026 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit nga organet e hetuesisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe procedurave hetimore në zhvillim.

Dhunë në familje në Gjilan, arrestohen dy vëllezër pas përleshjes fizike

FIDANISHTJA

Dy meshkuj kosovarë, vëllezër mes vete, janë arrestuar më 24.02.2026 rreth orës 18:30, pasi që pas një mosmarrëveshjeje janë përfshirë në përleshje fizike.

Gjatë kontrollit, tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me leje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Dyshohet për falsifikim dokumentesh në Novosellë të Kamenicës, sekuestrohet vetura

Në Novosellë të Kamenicës, një mashkull kosovar është shoqëruar në stacionin policor, pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit të veturës është konstatuar se një nga dokumentet dyshohet të jetë i falsifikuar.

Me vendim të prokurorit, vetura është sekuestruar, ndërsa rasti është proceduar në procedurë të rregullt për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.