FIDANISHTJA

Katër poezi nga Fehmi Qerimi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

E bardha kundruall të zezës denbabaden, enigmë e pazgjidhur

ENIGMË

E bardha kundruall të zezës
denbabaden
enigmë e pazgjidhur
Mona Liza nuk dihet
dhe sot
po qan a po qesh
Da Vinçi
si duket
të djeshmen
në pasqyrë të motit
e jetoi sot
Pa ra nata
nga Olimpi
njohu dhe Akilin

NËPËR ATO VALË

Më ndodhë të shëtisë
Përtej dhimbjes
Përtej asaj bote
Atje ku (s)shkohet
Të shoh e të prekë
Atë që (s)shihet
E (s)preket
Nuk është ëndërr kjo
Pastaj prap të sillem
Në barkun e nënës
Në atë djep të vjetër
Lehtas të përkundem
Mbi prehër të saj
Nga dorë e bekuar
Nën qiell të zhveshur
Ku (s)(f)shihet dhe deti
Në valë-ritmet e kohës
Të ftohtin t`mos ndjej
Nëpër stinë
Të ndjehem më mirë.

United Hospital

PËR ZGJIMIN TUAJ DO LUTEM

Në thellësi akullnajash
për pak dritë
do mbyllem
Prej të lehurave
nuk do ngrihem
Ju po deshet
të sotmen
shkruane pa mua
Unë për vete
do e shlyej
të mos kthehet kurrë
Nuk do flas
vetëm për zgjimin tuaj
do lutem

PËRBALLË VETMISË

Me zgjimet e stërvonuara vis-a-vis
po zbehem në rikthimin e të sotmes
nën atë qiell
të djeshmes së rishfaqur
bebëzave sall nostalgji
çasteve të papritura kohërave aritmi
Përballë kësaj vetmie nuk di
në jam diku mes hapësirash të blerta bukurish
apo përtej livadheve me kujtime
duke ecur zbathur që nga ajo fëmijëri
A thua mos po tretë mendja
përtej udhëkryqeve të harresës
larg nga ti…

Fehmi Qerimi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.