ARKATANA

Katër aktakuza kundër gjashtë personave, dhe tre persona të ndaluar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Mobi Casa

Në njërin rast një (1) person është ndaluar me dyshimin e veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mospërfillja e gjykatës”, dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, ndërsa në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Grabitja në tentativë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mospërfillja e gjykatës”, dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme” dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër dy (2) personave për veprat penale “Grabitja në tentativë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”./rajonipress/