Hidromorava

Kastrati: Vitin 2021 e nisëm me pajisjen e QKMF-së me aparatura të nevojshme për Urgjencën në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Kryetari Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kastrati ka thënë se pas shumë vitesh QKMF-në po e pajisin me aparatura të nevojshme.

“Vitin 2021 e nisëm me pajisjen e QKMF-së me aparatura të nevojshme për Urgjencën në Kamenicë.
Pas shumë vitesh, po pajisim këtë repart me të gjitha mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit. Vet fjala Urgjencë, e tregon më së miri domosdoshmërinë e tyre për qytetarët që kanë nevojë”, ka thënë ai.
I pari i komunës duke treguar për pajisjet me të cilat është furnizuar Urgjenca, ka falënderuar drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin në shëndetësi, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj për kontributin e dhënë.

UBT

“10 aparatë të oksigjenit ,20 stetoskopë profesional, 10 tensiometer, 2 monitorë për pacientë, 2 aspiratorë,10 pulsoksimetër,5 manometër,2 EKG. Falënderoj drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin e vazhdueshëm në shëndetësi dhe koordinimin e punëve në përballjen me COVID-19, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj, për gatishmërinë e kontributin e pashoq. Qoftë vit i mbarë!”, është shprehur ai.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka thënë se këto pajisje kanë qenë të domosdoshme për repartin e Urgjencës.
“Këto pajisje do t’ua lehtësojnë punën mjaft shumë stafit shëndetësorë, pasi që kanë qenë tejet të nevojshme për QKMF-në. Gjithmonë do të angazhohemi për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë ajo./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.