UBT

Kastrati takohet me përfaqësuesit e TIKA-s

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati është takuar sot me koordinatorin e organizatës TIKA, Hasan Burak Ceran. Kastrati ka treguar për gjendjen e Kamenicës dhe u ka kërkuar që të na mbështesin për projekte të ndryshme sepse sipas tij, kjo qeverisje është shumë e shpejtë në implementimin e tyre.

Gjatë këtij takimi Kryetari Kastrati bisedoi me koordinatorin Burak Ceran, për disa projekte siç janë rregullimi i repartit të gjinekologjisë dhe renovimi i konviktit në Kamenicë.

Ndërkaq përfaqësuesi i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal Uvejs Sermaxhaj, ua prezantoi nevojën për një bibliotekë të qytetit, sepse sipas tij studentët e Kamenicës duhet të udhëtojnë çdo ditë në biblioteka të qyteteve të tjera për të mësuar.

Hidromorava

E koordinatori i organizatës TIKA, Hasan Burak Ceran tha se kjo organizatë punon sipas kërkesave dhe projektet që duan t’i prekin kanë të bëjnë me zhvillimin e konomik dhe jetën sociale të njerëzve.

Burak Ceran tha se ditëve në vijim do ta vizitojnë Kamenicën dhe do t’i shohin së bashkë këto objekte që Kryetari Kastrati ua ka paraqitur si nevojë emergjente në Kamenicë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.