FIDANISHTJA

Kastrati shpjegon për një rrugë që do të përdoret vetëm për nevojat e KFOR-it

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Kamenicë – Një nga shqetësimet e përbashkëta të të gjitha niveleve, si pasojë e Marrëveshjes së Kumanovës mbetet Karaqeva. Për të qenë në krye të detyrës dhe sa më pranë komunitetit, KFOR-i na është drejtuar me kërkesën për të rregulluar një rrugë më të shkurtër e cila kalon kah panelet solare ka shkruar Qëndron Kastrati. Kjo rrugë do të përdoret vetëm për nevoja të KFOR-it dhe do të shenjohet përkitazi me destinimin e saj. Ne kemi diskutuar me ekspertë të fushës; me Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit si dhe mekanizma të tjerë të nivelit qendror dhe kemi vendosur të japim pëlqimin tonë për këtë përdorim ka thënë Kastrati.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit

Siguria është shtylla kryesore e mirëqenies së shoqërisë . Sot njëzet vjet pas luftës në Kosovë, Kosova vazhdon të ketë mbështetjen e NATO-s përmes forcave të KFOR-it të cilët angazhohen në ruajtjen e paqes dhe në projekte të ndryshme në komunitet.

Një nga shqetësimet e përbashkëta të të gjitha niveleve, si pasojë e Marrëveshjes së Kumanovës mbetet Karaqeva. Për të qenë në krye të detyrës dhe sa më pranë komunitetit, KFOR-i na është drejtuar me kërkesën për të rregulluar një rrugë më të shkurtër e cila kalon kah panelet solare.

FIDANISHTJA

Kjo rrugë do të përdoret vetëm për nevoja të KFOR-it dhe do të shenjohet përkitazi me destinimin e saj. Ne kemi diskutuar me ekspertë të fushës; me Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit si dhe mekanizma të tjerë të nivelit qendror dhe kemi vendosur të japim pëlqimin tonë për këtë përdorim.

Dua të jem i qartë dhe të theksoj fuqishëm që kjo rrugë nuk ka asnjë ndërlidhje me caktimin e kufirit dhe kushdo që tenton t’i japë këtë karakter e ka gabim. Nuk është në mandatin e KFOR-it dhe as të komunës të definojë kufij dhe kjo çështje do ta ketë trajtimin e vet nga niveli nacional. Mirëpo, ne nuk mund të cenojmë sigurinë e qytetarëve derisa të bëhet zgjidhja përfundimtare e cila nuk varet nga ne.

KFOR-i është gjithmonë me ne kur ne kemi nevojë për ta – qoftë për ndërtimin e një ure në fshat; shpërndarjen e ndihmave për familje në nevojë; aksione të ndryshme humanitare e të sigurisë; e në situata të rënda me pandeminë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.