FITORJA

Kastrati paralajmëron për rrezikun e “grupeve të vogla” terroriste serbe gjatë zgjedhjeve të ardhshme

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka paralajmëruar për rrezikun e mundshëm të infiltrimit të grupeve terroriste serbe në Kosovë gjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, duke theksuar se ky skenar kërkon përgatitje të shtuar të institucioneve të sigurisë së vendit.

Kastratit vlerëson se Serbia mund të tentojë të destabilizojë vendin përmes grupeve më të vogla terroriste, që do të vepronin me qëllim të frikësimit të qytetarëve dhe të ndikimit të zgjedhjeve lokale dhe atyre nacionale.

Fundamenti

“Serbia nuk rri e qetë asnjëherë. Ne duhet të jemi të gatshëm dhe të përgatitur që të ballafaqohemi me raste, sikur ka qenë rasti i Banjskës. Mendoj që Serbia do të tentoj në të ardhmen prapë po jo në atë mënyrë. Me ekip me numër aq të madh. Por, mendoj që rreziku potencial ekziston që ata të futin grupe më të vogla terroriste, qofshin për t’i frikësuar qytetarët serbë atje, sepse vitin e ardhshme janë zgjedhjet, Lista Serbe për mendim tim është treguar shumë here me akte jo kriminale, por unë i quaj terroriste, sepse Milan Radoiçiq ka qenë nënkryetar i saj”, tha Kastrati në FIVE të Dukagjinit.

“Vitin e ardhshëm Policia duhet të jetë shumë vigjilente, shumë sy hapur, inteligjenca gjithashtu të jetë aktive dhe të monitorojë dhe marrë informacione që t’i parandalojë rastet eventuale që mund t’i fusin ata vitin e ardhshëm kur janë zgjedhje, edhe nacionale por edhe lokale”, ka thënë ai./Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.