UBT

Kastrati në formë të lartë dhe me oferta të shumta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Flamur Kastrati është rikthyer si duket në momentin më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovë që aktivizohet tek skuadra e madhe norvegjeze Stromgodset ka arritur të shënoi edhe gola kohëve të fundit.

Në fazën përgatitore që skuadra norvegjeze po e zhvillon në Spanjë, Kastrati ka qenë vendimtar në dy ndeshje miqësore duke shënuar gola.

Së pari lojtari nga Deçani realizoi në sfidën ndaj skuadrës polake Piast Gliwice në fitoren 2:1 të ekipit të tij.

Ndërkohë në takim ndaj kampionëve aktual të Kroacisë, Kastrati shkëlqeu me lojë fantastike dhe me një gol të shënuar në fitoren 2:0 të Stromgodsetit.

Forma e tij e mirë ka bërë që për të të shpreh interesim Dinamo e Zagrebit si dhe disa skuadra nga Bundesliga 2 gjermane.

Uji Dea

“Momentalisht jemi në fazën përgatitore në Spanjë ku gjithçka është duke shkuar shumë mirë”, tha Kastrati për Telegrafin.

“Jam në formë të mirë dhe shpresojë që të vazhdoi kështu. Golat kanë ardhur falë punës së madhe që jemi duke bërë këtu. Besoi se nuk do të ndalem së shënuari edhe gjatë ndeshjeve të radhës”.

“Për momentin jam lojtar i Stromgodsetit por kam edhe disa oferta në tavolinë. Jam në vitin e fundit të kontratës por nuk mund të them se ku do të vazhdoi në të ardhmen pasi nuk i dihet”, përfundoi Kastrati.

Kujtojmë që Flamuri është anëtar i rregullt i Përfaqësueses së Kosovës pasi kishte refuzuar Norvegjinë për vendlindjen e tij, ndërkohë ai më parë ka luajtur edhe në Holandë te Twente si dhe në Bundesliga 2 me skuadrat, Duisburg dhe Osnabruck. /Telegrafi/