FIDANISHTJA

Kastrati mbikëqyr pastrimin e rrugëve nga bora

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha si dhe zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim gjatë ditës së sotme kanë mbikëqyrë punimet për largimin e borës nga kompania e kontraktuar në disa lokalitete.

Që nga mbrëmë kompania e kontraktuar për kujdesin dhe pastrimin e rrugëve është në terren për të hapur rrugët lokale dhe ato rurale.

Hidromorava

Kastrati u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë për çdo vështirësi që kanë në lidhje me kalueshmërinë në rrugë dhe se duhet të kenë kujdes më të shtuar gjatë vozitjes.
“Bashkë me Drejtorin për Shërbime Publike Ramadan Basha, jemi në terren që nga orët e hershme të mëngjesit. Rruga për në Feriqevë tashmë është e hapur, ndërkaq po vazhdojmë rrugën për në Tugjec dhe fshatrat e tjera”, ka thënë Kastrati.

Theksojmë se kompania për pastrimin e rrugëve do të vazhdoj punën e saj deri në largimin e borës nga të gjitha rrugët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.