Kastrati falënderon grupin e peformancës komunale

Kamenicë – Kryetari Qëndron Kastrati ka takuar grupin e performancës komunale, ku së bashku kanë diskutuar për secilën fushë që është pjesë e raportit të performancës. I pari i komunës ka falenderuar të gjithë zyrtarët për kontributin e dhënë ku nga puna e tyre komuna është shpërblyer me çmim nga vlerësimi i performancës komunale.
“Bashkë me koordinatoren e grupit për performancë komunale, Valdete Berisha-Murina, sot u takuam me të gjithë zyrtarët nga të gjitha fushat. I falënderova për kontributin që e kanë dhënë, sepse ai kontribut na u shpërblye me çmim! U vlerësuam si një nga komunat me performancë më të mirë, e cila ia shtoi buxhetin komunës prej rreth 287 mijë eurosh. Tani po përgatitemi për vlerësimin e performancës për vitin 2020”, ka thënë ai.
Kujtojmë që Komuna e Kamenicës nga vlerësimi i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Norvegjisë e Suedisë, komuna jonë ka përfituar grantin në vlerë prej 285,389.93./rajonipress/