Mobi Casa

Rahimaj shumë i kënaqur, qeverisja po ecën në rrugën e transparencës dhe qeverisjes së mirë?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Që qeverisja po ecën në rrugën e transparencës dhe qeverisjes së mirë, e kjo është dëshmuar edhe me raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, me ç’rast Komuna e Kamenicës ka pranuar raportin më të mirë ndonjëherë me opinionin: I pamodifikuar për pasqyrat financiare, ka shkruar Kadri Rahimaj.

Postimi i plotë:

Gjatë vitit 2024 janë iniciuar më shumë se 150 procedura në prokurimin publik në komunën tonë. Brenda këtij viti janë iniciuar për shpenzim mbi 25 milionë euro, 15 milionë nga buxheti komunal dhe të tjera nga donatorë të jashtëm.

ARKATANA

Janë marrë mostra kontratat nga të gjitha kategoritë shpenzuese dhe asnjë nga gjetjet nuk ka ndikuar në theksim të opinionit.

Faleminderit të gjithë stafit të administratës për profesionalizmin e treguar, dhe menaxherët e projekteve qe kanë bërë punë shumë të mirë në teren./rajonipress/