UBT

Kastrati dhe KDI diskutojnë në lidhje me ngritjen e gruas në shoqëri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me përfaqësuesit e KDI-së Krenare Loxhaj dhe Besjan Haziri patën një tryezë diskutimi në lidhje me ngritjen e gruas në shoqëri, në kuadër të projektit :“Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”.

Në këtë takim është diskutuar edhe mungesa e çerdheve publike si pengesë e grave në punë dhe mungesa e shërbimeve gjinekologjike në Kamenicë.

Kryetari Kastrati tha se si institucione duhet të krijojnë kushte më të mira dhe ta ngrisin nivelin e vetëdijes në shoqëri.
“Duhet të synojmë që në debate publike t’i nxisim gratë për pjesëmarrje dhe t’i përkrahim ato për të thënë guximshëm atë që e besojnë e mendojnë”, tha Kryetari Kastrati.

GRANDEMALL

Sipas Kryetarit Kastrati, në raport me Kosovën, Kamenica qëndron shumë mirë në aspektin e përfshirjes së grave në vendimmarrje.

“Prej 18 drejtoreshave të emëruara në gjithë Kosovën, 6 prej tyre janë në Komunën e Kamenicës”, u shpreh ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.