ARKATANA

Kastrati: Dera ime do të jetë përherë e hapur për të gjithë, e në veçanti për personat me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – “Dera ime do të jetë përherë e hapur për të gjithë e në veçanti për personat me nevoja të veçanta. Hap pas hapi, të angazhohemi të gjithë për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh Qëndron Kastrati.

Edhe në Kamenicë është shënuar Dita ndërkombëtare për personat me nevoja të veçanta. Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me organizatën Handikos, patën një tryezë diskutimi në lidhje me sakrificat që përballen personat me nevoja të veçanta.

Sipas Kastratit personat me nevoja të veçanta në Kosovë i nënshtrohen shumëfish më shumë kushteve të rënda dhe përballen me paragjykime e diskriminim ne baza ditore.

FIDANISHTJA

Kastrati tha se do të sigurohet që të bëjë çdo gjë që është e mundshme të implementojë Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të gjitha ligjet që janë në fuqi në Kosovë.
“Dera ime do të jetë përherë e hapur për të gjithë e në veçanti për personat me nevoja të veçanta. Hap pas hapi, të angazhohemi të gjithë për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai.

Ai poashtu shtoi se Kamenica si një na komunat më të neglizhuara në Kosovë, ende përballet me vështirësi bazike sa i përket zhvillimit.
“Do të jem i vëmendshëm që të kemi politika zhvillimore që përfshijnë nevojat e personave me aftësi të veçanta nga buxhetimi, edukimi, punësimi, shërbimet shëndetësore, informimi, infrastruktura, zhvillimi ekonomik e transporti”, tha tutje ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.