HW

Kasami vëzhgohet nga Bayer Leverkusen-i

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Një tjetër shqiptar mund të bëhet pjesë e bundesligës gjermane. Pas Admir Mehmedit, në afatin kalimtar Bayer Leverkusenit mund t’i bashkohet edhe shoku i tij i kombëtares zvicerane, Pajtim Kasami.

Strugani i cili aktualisht luan për Olimpiakos të Greqisë është duke u përcjellë nga ekipi gjerman, citon “Fussballinfos.ch”, mediet greke.

Mësohet se një delegacion i klubit të Leverkusenit ishte i pranishëm për të ndjekur nga afër Kasamin në ndeshjen e fundit në ligën e kampionëve të cilën Olimpiakos e fitoi kundër Dinamo Zagrebit 2-1, transmeton “albinfo.ch”.

Mobi Casa

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Leverkusen e kërkon Kasamin. Ai kishte shprehur interesim edhe gjatë afatit të kaluar veror.

Në atë kohë mediet gjermane shkruanin se është edhe dëshira e Pajtimit që të largohet nga klubi grek ani pse ka kontratë me të deri në vitin 2018.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.