Kasami titullar në fitoren e madhe
Fulhami i Pajtim Kasamit e ka shënuar një fitore të madhe në luftë për mbijetesë në Premierligë. Skuadra e mesfushorit shqiptar e ka mposhtur të shtunën Newcastle Unitedin me rezultat minimal, 1:0 – në kuadër të javës së 30-të të kampionatit.
Kasami ishte titullarë, derisa në minutën e minutën e 61-të është zëvendësuar nga Dejagah. Pikërisht zëvendësuesi i Kasamit e ka shënuar golin e fitores për ekipin e tij.
Fulhami tani pozicionohet në vendin e fundit në tabelës me 24 pikë, por ende ka gjasa për të mbijetuar në Premierligë.


