GRANDEMALL

Karateistet e Kosovës po shkruajnë historinë në Kampionatin Botëror në Hungari

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Karateistet nga Kosova po shkëlqejnë në Kampionatin Botëror të Karatesë për Senior, i cili po mbahet në Budapest të Hungarisë. Kombëtarja e Kosovës nga katër ballafaqimet gjerë në finale ka pësuar vetëm një humbje ndaj Japonisë me rezultat 2-1, ndërsa ka mposhtur Francën, Zvicrën e Anglinë me rezultat 2-0.

E veçanta e Kombëtares së Kosovës është duke marrë pjesë tri karateiste nga qyteti i Gjilanit, Fortesa Orana, Vlera Qerimi, e Hatixhe Zejnullahu duke treguar kualitete të jashtëzakonshme në këto përballje me këto shtete tejet të forta. Gjilanaseve me të madhe ju ka ndihmuar edhe karateistja Albulena Gervalla nga Bardhoshi i Prishtinës.

ARKATANA

Të dielën këto vasha të karatesë do të përballen në finalen e madhe me Kazakistanin e cila është një kombëtare mjaft e fort. Trajneri i karatesë, Alban Beqiri ndihet krenar me paraqitjen e vashave nga Kosova. “Në këto momente është nder i veçantë të jesh nga shteti i Kosovës, këto heroina na kanë bërë krenar duke treguar kulturë e kualitete në dyshemenë e karatesë. Në finale do të përballemi me Kazakistanin, ku të gjitha vajzat janë zotuar se do të japin maksimumin për të arritur tek medalja e artë”.

Beqiri, poashtu ka falënderuar Presidentin e FKK-së, z.Besart Baruti dhe Sekretarin e FKK-së, z.Nazmi Gashi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.