RCCOLA

Karaqeva porosit Thaçin: Merru me brezin kufitar

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Selver Lenjani në emër të Këshillit Organizativ në protestën e organizuar këtë të shtunë në Karaqevë ka kërkuar nga Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri që të merren me problemin e pazgjidhur të vijës kufitare me Serbinë. Lenjani dhe protestuesit kanë thënë se përkundër provokimeve të xhandarmërisë serbe ata janë të vendosur që mos t`i braktisin trojet e tyre shqiptare.

Në protestën e organizuar të shtunën në Karaqevë vetëm pak metra larg punktit të xhandarmërisë serbe u kërkua njëzëri nga protestuesit ndërprerja e provokimeve të xhandarmërisë serbe nga gjashtë pikat dhe një angazhim më konkret i Hashim Thaçit, Edita Tahirit dhe të gjithë deputetëve kosovar me problemin e Karaqevës, raporton rajonipress.

Selver Lenjani kryetar i këshillit lokal në Karaqevë ka folur për qëllimin dhe mesazhin e protestës. “Ne jemi këtu sot që të tregojmë hallet dhe brengat tona dhe njëkohësisht tu bëjmë me dije institucioneve të Kosovës se ne pa dashjen tonë po dalim e po protestojmë në rrugë” ka thënë Lenjani.

KKVITI

Selver Lenjani në emër të Këshillit Organizativ derisa ka lexuar kërkesat dhe qëllimin e protestës tha se ata kërkojnë largimin e xhandarmërisë serbe nga gjashtë pikat ku ajo është e stacionuar aktualisht si në pikën e Ugarit, Stani i Malushit, Guri i bardhë, Roga, Çuka dhe varrezat e Spahoviqe. “Këto gjatë pika mbeten problem i përhershëm dhe ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe vet komanda e NATO-së që ta shfrytëzojnë autoritetin dhe të largojnë xhandarmërinë serbe edhe nga këto pika” tha Lenjani

Lenjani ka thënë se nuk ka hyrje të xhandarmërisë serbe tash e tutje, ata duhet ta kenë të ndaluar çdo hyrje apo provokim brenda territorit të Kosovës. Lenjani ka kërkuar nga Hashim Thaçi që të merret me problemin e brezit kufitar derisa nga Edita Tahiri ka kërkuar që gjatë bisedimeve të flitet edhe për kontestin e vijës kufitare. “Në emër të banorëve të Karaqevës kërkojmë nga Hashim Thaçi që mos ta neglizhojë rastin e Karaqevës kurse deputetët e Kuvendit të Kosovës sa më parë duhet ta nxjerrin një rezolutë për këtë brez kufitar” ka shtuar Lenjani.

Ndryshe protesta ka filluar e qetë dhe ka përfunduar e qetë derisa është vëzhguar nga KFOR-i dhe policia e Kosovës dhe ka kaluar pa asnjë incident./rajonipress/