RCCOLA

Karaçeva e poshtme kërkon nga Liburn Aliu vendosjen e shenjave të komunikacionit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Selver Lenjani ka kërkuar nga ministri Liburn Aliu vendosjen e shenjave të komunikacionit për të evituar aksidentet dhe për të shpëtuar jetën e banorëve nga vozitësit e pandërgjegjshëm.

Selver Lenjani përmes një kërkese në emër të Bashkësisë Lokale të këtij fshati ka kërkuar nga Liburn Aliu që të mundësohet vendosja e tabelës në Karaçevë, afër Urës së Muhovcit prej rrugës që shkon tek lagja e Bajram Hallaqit, si dhe vendosjen e policëve të shtrirë në rrugë si dhe kalimin e këmbësorëve te rruga e Breznicës.si dhe tërë qendrën e fshatit Karaçevë.

Hidromorava

Gjithashtu edhe tek shkolla duhet kalimi i këmbësorëve sepse aty ka nxënës në shkollë e deri tek ambulanca e nëpër rrugën kryesore, rrugës Breznica e deri te rruga ku kthen Bajram Hallaqi të vendosen shenjat e komunikacionit rrugor apo trakat e bardha.

Lenjani këtë kërkesë e bazon me faktin se është brez kufitar dhe se ka pasur raste me fatalitet nga ngasësit e vozitësit e pandërgjegjshëm prej viteve 1976, e deri më sot.”Zoti ministër ju lutem na mundësoni vendosjen e shenjave në komunikacionin rrugor, të shpëtojmë jetën e banorëve dhe të ulim rrezikun në trafik” ka shkruar Lenjani./rajonipress/