Karaçeva e Poshtme ka një kërkesë për Kadri Rahimajn që lidhet me ceremoninë e varrimit

Kamenicë – I nderuari zoti Rahimaj me anë të kësaj kërkese si bashkësi lokale-brezi kufitar Karaçevë e Poshtme kërkojmë nga ju si kryetar i komunës që vendimi decitiv për ceremoninë e varrimit të kalojë në kompetencat e komunës së Kamenicës, sepse ne brezi kufitar i komunës së Kamenicës kemi nevojë për këtë ndihmë humanitare sepse vdekja na ndodhë në çdo moment.
Në këtë varfëri të skajshme të brezit kufitar Karaçevë dhe kjo vlenë për të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës pa dallim feje, race dhe gjinie dhe gjithë komuniteti që jetojnë në këtë komunë presim që nga kreu i komunës të merret ky vendim humanitar për gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës.
Në tërësi presin që ky vendim të merret urgjentisht nga kreu i komunës.Të gjithë qytetarët do të jemi mirënjohës për ndihmën e ceremonisë së varrimit. Mbesim me shpresë se kjo kërkesë do të realizohet thuhet në kërkesën e nënshkruar nga Selver Lenjani./rajonipress/