Fundamenti

Kapet transport ilegal i druve në Malishevë të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Një rast i transportit ilegal të druve është evidentuar nga Policia e Kosovës në fshatin Malishevë.

Sipas njoftimit zyrtar, njësiti policor ka ndaluar për kontroll një traktor që drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është konstatuar se mjeti transportonte dru pa dokumentacionin e nevojshëm përcjellës.

UBT

Drutë janë konfiskuar nga autoritetet dhe janë dërguar në ekonominë pyjore për procedura të mëtejme, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në procedurë të rregullt.

Autoritetet kanë rikujtuar se transporti i produkteve pyjore pa dokumentacion përbën shkelje ligjore dhe do të trajtohet konform ligjeve në fuqi./rajonipress/