United Hospital

Kapet me armë pa leje në aksin Gjilan -Prishtinë, sekuestrohet pistoletë me fishekë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi gjatë një kontrolli rutinë i është gjetur armë zjarri pa leje. Sipas njoftimit zyrtar, më 2 mars 2026, rreth orës 19:20, Njësiti për Reagim të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, teksa ishte në pikë kontrolli në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, ka ndalur për verifikim një automjet me targa vendore.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur një armë zjarri që drejtohej nga vozitësi pa poseduar leje përkatëse. Bëhet fjalë për një pistoletë të llojit Zoraki M 906-T, me një karikator dhe pesë (5) fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku është intervistuar në përputhje me procedurat ligjore.

Uji Dea

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit do të iniciohet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të veprimtarive të kundërligjshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.