Kapet mall i kontrabanduar nga Serbia

Gjilan – Në fshatin Novosellë të Kamenicës njësitë policore kanë ndaluar automjetin “Golf” të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas nga Serbia dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 252 kg produkte të qumështit (gjizë) të cilat ishin të kontrabanduar njoftoj policia e Kosovës.
Malli i konfiskuar u është dorëzuar njësitit të doganave./rajonipress/