Për kalim ilegal të kufirit ndalohen të dyshuar në Novosellë dhe Muçibabë

Gjilan – Në fshatin Novosellë, të Kamenicës janë ndaluar dy të dyshuar, një femër shtetase e Serbisë dhe një mashkull kosovar pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Edhe në Muçibabë është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit më parë i ishte refuzuar hyrja në RKS.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/