Kapet grabitësi i shumëkërkuar në Gjilan

Gjilan – Policia sipas Ismet Hashanit pas një intervali kohor, ka arritur të arrestoj të dyshuarin dhe në prezencë të tij ka bastisur automjetin e tij, ku ka gjetur armën e zjarrit e llojit TOMSON ,e cila kishte pasur fishekun në tytë, karikatorin me katër fishekë, tre telefona mobil, të cilat janë konfiskuar.
Gjatë realizimit të Planit Operativ nga Hetimet Rajonale dhe Hetimet e Stacionit, në bazë të informacionit të besueshëm se i dyshuari B .V i lindur 1981, është i implikuar në veprat penale të “Grabitjes “ të regjistruara në disa raste të mëhershme të raportuara në polici dhe me dyshimin e besueshëm se i dyshuari kishte planifikuar edhe një grabitje gjatë natës së sotme dhe se ishte i armatosur, policia ka mobilizuar të gjitha njësitet që ka në dispozicion dhe ka lokalizuar automjetin e të dyshuarit Audi 100 , me targa vendore.
Policia sipas Ismet Hashanit pas një intervali kohor, ka arritur të arrestoj të dyshuarin dhe në prezencë të tij ka bastisur automjetin e tij, ku ka gjetur armën e zjarrit e llojit TOMSON ,e cila kishte pasur fishekun në tytë, karikatorin me katër fishekë, tre telefona mobil, të cilat janë konfiskuar.
Për këto veprimeve është njoftuar prokurori i Prokurorisë , i cili i është bashkangjitur rastit dhe ka lëshuar aktvendimin mbi ndalimin për 48-orë. Hetimet në lidhje me rastet janë duke vazhduar tha Hashani./rajonipress/