Fundamenti

Kapen lopë të kontrabanduara nga Serbia

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në fshatin Stublinë të Gjilanit policia kufitare ka arritur të kap 15 krerë gjedhe me prejardhje nga Serbia pa dokumente përcjellëse për transportimin e tyre.

Në pikën kufitare Stublinë- Dobrosin raportohet se është ndaluar kamioni me targa lokale me ngasës i dyshuari mashkull shqiptar i cili ishte duke transportuar 15 krerë gjedhë me prejardhje nga Republika e Serbisë pa dokumente përcjellëse për transportimin e tyre njoftoj policia e Kosovës.

RCCOLA

Sipas policisë me urdhër të Prokurorit malli është konfiskuar dhe është dërguar në Komoran tek kompania, ndërsa i dyshuari është liruar, rasti në procedurë të rregullt./rajonipress/